
Carlo Ancelotti pritet të largohet nga drejtimi i Real Madrid në fund të këtij sezoni dhe drejtuesit kanë nisur që tani nga puna për të gjetur zëvendësuesin e italianit.
Dëshira e madhe e presidentit Florentino Perez, është ish-futbollisti i madrilenëve, Xabi Alonso, i cili po bën një punë të shkëlqyer si trajner te Leverkusen në Gjermani, aty ku kryeson kampionatin.
Spanjollët kanë nisur lëvizjet dhe thuhet se kanë kontaktuar klubin gjerman, për të kuptuar kushtet e kontratës.
Arritja e marrëveshjes nuk do të jetë e lehtë, për shkak se vetëm pak muaj më parë Alonso rinovoi kontratën me Leverkusen deri në verën e vitit 2026.



