
E ardhmja e Mauricio Pochettinos në ‘’ Parque de Prince ‘’ sa vjen edhe vështirësohet sepse argjentinasi nuk ka mundur të shfrytëzojë shumë aspekte favorizuese të kuq e bluve për ti çuar drejt suksesit . Goditja e parë për 49 vjeçarin ishte eleminimi i ‘’ Les Pariziens ‘’ nga Kupa e Francës duke krijuar përçarje ndërmjet drejtuesve dhe ishi-t të Tottenhamit.
Me një karrierë të suksesshme e cila e pati fillimin Espanyoli e më pas tek Southampton dhe së fundmi Tottenhami , ekip që e dërgoi deri në finalen e Champions Leagues , Mauricio Pochettino meriton një interes të veçantë dhe aktualisht konsiderohet favorit për të lideruar Manchester United .
Sipas ‘ The Mirror ‘, ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ prej kohësh e kanë filluar sulmin për zëvëndësuesin e Ralf Rangnick i cili e përfundon kontratën në ‘’ Old Trafford ‘’ në fundin e sezonit në cilësinë e një traineri të përkohshëm dhe sigurisht anglezët kanë nevojë për një dorë të hekurt .
Mauricio Pochettino mbetet një opsion tepër entuziazmues për 20 herë kampionët e Premier Leagues dhe në Paris konsiderohet se eksperienca e tij ka përfunduar .
Siç është përmendur gjithmonë pretendimet e Nasser Al Khelaifit janë shumë larg arritjeve të Mauricio Pochettinos dhe me kohë francezët i kanë treguar daljen sepse kupa është tejet e mbushur dhe nuk mban më .
Nga krahu tjetër duhet theksuar se Manchester United është një ekip në rindërtim e sipër që e ka kuptuar se pa një emër të shquar në stol nuk mund të bëjë shumë dhe nuk do të dorëzohet deri sa ta transferojë në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’, aty ku e pret nje skuadër me shumë histori .



