
Në ditën e fundit të merkatos , Real Madridi ka vendosur ti japë fund zërave për një largim të mundshëm të Marco Asensios nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ .
Kampionët e Champions Leagues kanë besuar në aftësitë e spanjollit duke konfirmuar qëndrimin e mesfushorit deri në 30 qershorin e 2023-shit.
Sipas gazetarit Alex Silvestre i cili përfaqëson të famshmen ‘ El Chiringuito de Jugones ‘’ , 26 vjeçari ka pranuar të vijojë me madrilenët me objektivin e bindjes së Carlo Ancelottit për fitimin e një vendi titullari në një ekip të mbushur me yje.
Kontrata e ishi-t të Mallorcas merr fund në sezonin vijues dhe aktuali konsiderohet shumë i rëndësishëm për vijimësinë dhe do ti duhet të bindë gjigandin e trainingut në një duel të ashpër me Rodrygo Goes dhe Fede Valverden.
Rotacionet e vazhdueshme kanë ndikuar në performancën e Marco Asensios i cili ka një shans me anë të cilit duhet të tregojë vlerat në një sezon shumë të rëndësishëm pasi në mes të tij do të zhvillohet edhe Botërori i Katarit , një eveniment shumë i rëndësishëm për ‘’ La Furia Rojan ‘’ e cila do të synojë përsëritjen e suksesit të atij të 2010-tës .
Mund të thuhet se Marco Asensio e ka vetë në dorë për ta rinovuar ose jo për më tej kontratën me kryeqytetasit, ekip me të cilin numëron 236 sfida , 49 gola dhe 24 asiste.



