
Viktor Gyokeres prej kohësh vijon të jetë një referent i padiskutueshëm tek Sporting Lisbona.
Arritjet e deritanishme e cilësojnë si një ndër më produktivët e kontinentit të vjetër dhe ky fakt sigurisht është shoqëruar me pretendimin e disa ekipeve.
Ndër to spikat Arsenali, i ndryshuar totalisht nën drejtimin e Mikel Artetas.
Spanjolli e shikon si prioritet suedezin për përforcimin e metrave të fundit, për të cilin rivaliteti do të jetë i ashpër.
Megjithatë, për ‘’ Topchinjtë ‘’ është shfaqur një dritë në fundin e tunelit sepse 27 vjeçari e ka shprehur dëshirën për të provuar veten në Premier League, një ligë tërheqëse, ndër pesë më të rëndësishmet e Europës.
Ndërkohë, drejtuesit e portugezëve i qëndrojnë besnikë idesë së tyre në lidhje me pretendimin sepse realisht flitet për një komponent që mund të bëjë diferencën tek çdo ekip.
Golashënuesi nga Stokholmi është një siklet për secilin rival, i cili spikat për shtatlartësinë, forcën dhe arritjen me shpejtësi tek golat, konkretisht 54 në 52 sfidat e sezonit të kaluar.
Sipas ecurisë së deritanishme mendohet se e ardhmja e Viktor Gyokeres do të jetë në kampionatin anglez por fillimisht Stan dhe Josh Kroenke duhet të përmbushin pritshmëritë e kreut të gjigandëve të Portugalisë Federico Varandas.



