Pas 27 vitesh Teuta ka është shpallur kampione e superligës. Duke komentuar pikërisht këtë kampionat, gazetari i sportit Edi Hajdini e cilësoi Teutën si mbretëreshë të një sezoni të vështirë dhe jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe vonesave për shkak të problemeve që patën kubet.
“Ka qenë një kampionat i luftuar që prej fillimit, një garë e cila më në fund u bë e mundur që të njihej fituesja. Ka qenë një kapionat i vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë por filloi vonë edhe për shkak të problemeve që patën klubet. Megjithatë Teuta është mbretëreshë e një sezoni të vështirë dhe i rikthehet titullit kampion pas atij të fituar në vitin ’93-‘94. Një sukses i merituar si ekip, por që ka të drejtën të gëzohet sepse njëri prej lojtarëve të saj, Dejvi Bregu u shpall golashënuesi i superligës me 16 gola.



