Europa League nis rrugëtimin me 20 gola/ Tujani: ‘Pasojë’ e formulës së re të UEFA-s që kërkon ofensivë me ekipet

Europa League nis rrugëtimin me 20 gola/ Tujani: ‘Pasojë’ e formulës së re të UEFA-s që kërkon ofensivë me ekipet

Mbi 20 gola janë shënuar që në nismë të ‘Europa League’.

Kjo për gazetarin sportiv Olsi Tujani, i ftuar në “MCN informacion”, vjen si ‘pasojë’ e formulës së re të UEFA-s që për tre kompeticionet sportive ne Champions League, në Europa League dhe Conference League, kërkon që skuadrat të shënojnë më shumë gola, krahasuar me formatet e kaluara.

Formula e re e ndihmon pasjen e shumë golave. Sepse për këtë edicion, UEFA ka përdour një risi, në të tre kompeticionet evropiane për klube, ne Champions League, në Europa League dhe Conference League do të ketë një format që nuk do të ndërthuren më me njëra-tjetrën.

Ndryshe nga viti i kaluar ku kishim ndërthurje kur një skuadër eliminohej nga Chjampion League, kishte mundësinë për të zbritur në Europa League, dhe një tjetër që eliminohej nga Europa League zbriste në Conference League, këtë vit janë 36 skuadra në këtë kompeticion, që fillojnë dhe mbarojnë garimin në të njëjtin kompeticion.

Thënë kjo, meqenëse formula e re kërkon që në secilën nga këto liga, do të ketë një renditje përfundimtare, dhe çdo gol që do të behet ne pikësimin final që do tu bëhet ndeshjeve të konsideruara të fazës së ligës, atëherë çdo gol merr vlerën e tij edhe ne pikësimi final, pra në renditjen përfundimtare të 36 skuadrave.

Kjo do të thotë se edhe numri i madh i golave vjen si pasojë e kësaj formule. Sepse çdo gol i vlen një ekipi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy