
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, duke folur për sezonin e ri të Serie A, deklaroi se Milani, Interi dhe Juventusi janë përpara të gjithëve.
Tekniku italian, u shpreh se Lukaku bën diferencën në Itali, ndërsa nuk ngurroi të thotë se për cilën skuadër pret të jetë surprizë.
Milan, Inter e Juventus janë përpara të gjithëve. Më pas shoh Romën dhe Napolin. Futbolli i vërtetë nis tani, por gjatë verës kuqezinjtë përcollën sinjale pozitive. Ata kanë Leaon, një futbollist që mund të rritet akoma më shumë, e njëjta gjë vlen edhe për Tonalin, për të dy duhet të jetë sezoni përcaktues.
Zikaltërit kanë të njëjtën mbrojtje, ndërsa tre pikët në start do i jepnin me shumë vetëbesim. Lukaku në Itali bën diferencën.
Ndonjë surprizë? Mund të them Bologna ose Sampdoria, kjo për arsye afeksioni. Torino gjithashtu mund të bëjë mirë pasi kanë lojtarë të rinj.



