
Pavarësisht situatës së ndërlikuar tek Manchester United , duket se rruga e anglezëve dhe ajo e Cristiano Ronaldos nuk do të ndahet.
Portugezi do të vijojë ti qëndrojë besnik ‘’ The Red Devilsave ‘’ , lojtar në adresë të cilit sipas ‘ Daily Mail ‘ nuk ka mbërritur asnjë ofertë .
‘’ Cr7 ‘’ e ka nisur shumë keq sezonin dhe deri më tani numëron 1 gol në 9 sfida , statistikë e cila e distancon shumë fituesin e pesë ‘’ Topave të Artë ‘’ me sezonet e kaluara.
Sigurisht , ekipet e elitës nuk kanë ndërmarrë asnjë aksion në funksion të marrëveshjes me 37 vjeëarin për të cilin duhet theksuar se në të kaluarën u interesuan Chelsea , Bayern Munchen, Real Madridi , Napoli dhe Al Hilal i Arabisë Sauditë por me kalimin e kohës u distancuan .
Problemi është se jemi shumë afër Botërorit të Katarit dhe rendimenti i vakët i Cristiano Ronaldos mund te ndikojë në mosfunksionimin ashtu siç duhet të ofensivës së Portugalisë , në evenimentin më të rëndësishëm të futbollit, pavarësisht se luzitanët konsiderohen ndër pretendentët për ta fituar për herë të parë këtë trofe.



