Juventus, sfidë Barcelonës për Grimaldon

Juventus, sfidë Barcelonës për Grimaldon

  Duke patur parasysh se Jordi Alba është drejt fundit të karrierës, Barcelona vijon të mendojë për një zëvëndësues .

Alejandro Grimaldo i Benfikës prej vitesh tentohet nga ‘’ Blaugranët ‘’ të cilët tashmë do të masin forcat me Juventusin .

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka menduar t’ia prishë planet spanjollëve, të cilët nuk patën fat në verën e kaluar por gjithçka do të varet nga ekipi që do ti bindë me ofertën luzitanët. Xavi Hernandez e ka dhënë prej kohësh ‘’ Ok ‘’ për transferimin e lojtarit të rritur në akademinë e ‘’ La Masias ‘’ dhe nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të 27 vjeçarit në ‘’ Camp Nou ‘’ pasi falë kësaj skuadre arriti suksesin dhe më pas e zgjeroi atë me kalimin në ‘’ Estadio Da Luz ‘’, tek gjigandët e Portugalisë.

Sigurisht që ky operacion parashikohet shumë i ndërlikuar sepse flitet për dy ekipe shumë të suksesshëm , të cilët vitet e fundit patën një periudhë rënie por besohet se situata do të ndryshojë si për bardhezijtë ashtu edhe për katalanasit . 

Eshtë shumë e vështirë të përcaktohet se cilin destinacion mund të përzgjedhë Alejandro Grimaldo, pavarësisht se Barcelona ka një avantazh të lehtë për arsye të së kaluarës se spanjollit por duhet theksuar se nevoja për ndryshim e Juventusit ka si kryefjalë transferimin e lojtarëve cilësorë për ti vënë njëherë e mirë pikën kësaj historie zhgënjyese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy