
Juventusi u dënua nga UEFA, me përjashtim nga Conference League. Gjithsesi mbrojtësi, Gelson Bremer nuk e bën dramë, duke thënë se tashmë skuadra do të ketë më shumë kohë për tu përgatitur për kampionatin. Në intervistën për "Tuttosport", Bremer tha se kur skuadra luan në dy kompeticione, sjell lodhje në ekip. “Kur luan çdo tre ditë është e vështirë, muajin e parë nuk e ndjen, të dytin as nuk e ndjen por nga muaji i tretë fillon të ndihesh i lodhur. Vitin e kaluar luajta shumë. Duke luajtur një herë në javë, duhet të fokusohemi te kampionati dhe më pas në Kupën e Italisë. Është një zhgënjim: Liga e Kampionëve është Liga e Kampionëve, por ne duhet të shohim anën pozitive, ne luajmë një herë në javë, ka mundësi të stërvitemi më shumë dhe të përmirësohemi. Juventusi, pavarësisht nëse luan apo jo në Champions League, përsëri mbetet Juventusi.”, u shpreh mbrojtësi.



