Massimiliano Allegri, do të largohet nga drejtimi i Juventusit.
Pas një takimi të bërë së fundmi, drejtuesit e klubit bardhezi, kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin me trajnerin livronez.
Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi italian, nëpërmjet një komunikate.
Madje, Juventusi ka zgjedhur edhe pasardhësin, ndërsa i ka ofruar trajnerit Thiago Motta, një kontratë 3-vjeçare.



