Nica: Barazimi i drejtë ndaj Erzenit, nuk kemi sulmues të mirëfilltë

Nica: Barazimi i drejtë ndaj Erzenit, nuk kemi sulmues të mirëfilltë

Trajneri i Kukësit, Stavri Nica, tha për MCN TV, se barazimi pa gola ndaj Erzenit, ishte rezultat i drejtë për atë që treguan skuadrat.

Sipas tij, verilindorët kanë shumë probleme në sulm, pasi nuk e kanë një sulmuesi të mirëfilltë.

Loja shkoi me episode, por si ndeshje, i shkoi barazimi. Të dyja skuadrat ishin shumë larg portës dhe ia lanë kush ta ngecte golin. Terreni ishte jo i përshtatshëm. Ne duhet të jemi të kënaqur edhe me barazimin.

Pa një sulmues të mirëfilltë, skuadra vuan, sepse është e detyruar gjithë kohën të zbresë. E kemi shumë problem. Shpresojmë ta zgjidhim situatën e sulmit.

Kemi shumë probleme në sulm, pasi të gjithë po luajnë me sulmues të maskuar. Ky sistem loje, sado efikas të jetë, do kohë të praktikohet me sulmues pas shpine. Djemtë i përgjigjen në maksimum dhe me dëshirë për të qenë në fazën sulmuese. Dihet se sulmuesi i mirëfilltë e bën diferencën.

Që sot e tutje kam vendos që për arbitrat të mos flas fare. Të flasin specialistët që nuk kanë emocionet e skuadrës sonë. Nuk do të merrem më, arbitrat duhet të marrin përsipër atë që duhet në punën e tyre.

Arbitri sot më pëlqeu se i ndoqi mirë aksionet, por episodet që pati duhet t’i analizoni ju.

Është e pamundur të flas për Rashitin, pasi nuk është vetëm vendimi ynë. Them kështu pasi ka problemet e tija në vendin ku jeton, në Zvicër.  Ka probleme me familjen e tij dhe nuk është mirë t’i përflasim dhe jemi të detyruar që të shfrytëzojmë këta që kemi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy