
Pavarësisht se Europiani dhe Kupa e Amerikës po merr shumë protagonizëm, drejtuesit e klubeve me emër nuk kanë të ndalur në lidhje me sezonin e ri.
Bayern Muncheni është një ndër gjigandët e kontinentit të vjetër që do të përforcohet në disa reparte, skuadër që do të drejtohet nga Vincent Kompany.
Bavarezët shumë shpejt e kanë bërë goditjen e parë në merkato dhe sipas ‘ The Athletic ‘ thuhet se janë afër marrëveshjes me Michael Olise, mesfushor i Crystal Palaces.
Chelsea, Manchester United dhe Newcastle kanë mbetur në prapavijë për 22 vjeçarin, determinant tek kryeqytetasit, me 10 gola dhe 6 asiste në 19 sfidat e sezonit të kaluar.

Vlera e kartonit ka shënuar rritje falë eksperiencës së shkëlyqer me Crystal Palacen, por për gjermanët 70 milionë euro nuk përbëjnë asnjë problem duke qenë se flitet për një element shumë cilësor.
Karriera e ishi-t të Readingut besohet se do të ndryshojë dhe sigurisht kërkesa e llogarisë do të jetë më e lartë sepse tek ish rekordmenët e Bundesligës nëse nuk je në lartësinë e duhur në çdo seancë stërvitore dhe sidomos ndeshje, konsiderohet diçka e pafalshme.
Humbja e Supekupës dhe kampionatit i shërbeu si reflektim drejtuesve, të cilët duhet të jenë të kujdesshëm, sidomos gjatë kësaj periudhe shumë të rëndësishme për vijimësinë.



