Zyrtare, Dinamo shkarkon trajnerin Nevil Dede

Zyrtare, Dinamo shkarkon trajnerin Nevil Dede

Nevil Dede nuk është më trajneri i Dinamos. Klubi kryeqytetas ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin.

Shkak për këtë vendim drastik, janë bërë rezultatet negative të arritura nga skuadra në javët e fundit.

Dinamo humbi kryesimin dhe mban vendin e tretë në renditje, pas Flamurtarit dhe Skënderbeut.

NJOFTIMI I KLUBIT:

 Dinamo njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Nevil Dede.

Tekniku 48-vjeçar dhe stafi i tij nuk do të jenë më në krye të pankinës blu pas marrëveshjes së dyanëshme të arritur mes palëve.

FC Dinamo e falënderon trajnerin Dede për kontributin e dhënë gjatë këtyre muajve në stolin dinamovit dhe i uron suksese në vazhdimësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy