
Portieri Daniele Padelli nuk është më pjesë e Interit. Italiani ka vendosur të ndryshojë skuadër dhe ditën e sotme është prezantuar te Udinese.
Portieri 35-vjeçar ka ndryshuar skuadër, por jo kampionat, pasi edhe sezonin tjetër do jetë gjithashtu në Serie A. Padelli ka firmosur për dy sezone me Udinesen, aty ku shpreson të ketë më shumë minuta, pasi te Interi në 4 vite, kishte minutazh të paktë, për shkak se titullar i parë ishte Samir Handanovic, i cili mban edhe shiritin e kapitenit te Interi.
Ky është një rikthim për Padellin te Udinese, me të cilët ka luajtur edhe në sezonin 2012/2013. Gjithashtu ai është grumbulluar edhe me kombëtaren e Italisë në të kaluarën, pasi më parë ishte aktivizuar me kombëtaret e të rinjve.



