Isco afër Serisë A

Isco afër Serisë A

                Orët e fundit Interi i është rikthyer një dëshire të vjetër të merkatos 

.  Isco Alarcon është rivënë në radarët e zikaltërve  fakt që parashikohet se do ta marrë parasysh për arsye se e ka humbur peshën e dikurshme tek Real Madridi .  Raportimet e ‘’ Sport ‘’ reflektojnë qartazi dëshirën e zjarrtë të Antonio Contes për ta vënë mesfushorin nën urdhërat e tij  sezonin e ardhshëm .

Një përfshirje e mundshme e 28 vjecarit në 3-5-2 shin e famshëm të trainerit nga Lecce do të shkaktonte një revolucion të madh tek Interi por një operacion i tillë  pritet  të hasë vështirësi sepse negociatat e kaluara ndërmjet madrilenëve dhe milanezëve kanë pësuar një ngerc në lidhje me transferimin e Achraf Hakimit në ‘’ Giuseppe Meazza ‘’ lojtar për të cilin 18 herë kampionët e Serisë A akoma nuk kanë shlyer pagesën përkatëse ,   element që e vë në diskutim  ndërrimin e ambjentit nga mesfushori i ‘’ La Furia Rojas ‘’ sepse parashikohet se direktiva e kryeqytetasve do të qëndrojë skeptike në lidhje me këtë operacion

. Megjithatë per sa i përket planeve të Antonio Contes duhet theksuar se  Isco Alarcon  përputhet në mënyrë të padiskutueshme në skemat e ndërtuara prej tij  dhe do ti shtonte shanset e funksionimit  ashtu siç duhet të repartit të mesfushës në të ardhmen

.   Gjithsesi  s’ngelet gjë tjetër veçse të thuhet se merkatoja e ardhshme do ta ketë fjalën e fundit për ti vendosur pikën kësaj çështje e cila në plan të parë vlerësohet si shumë tërheqëse dhe do ti shërbente shumë ishit të Malagës për tu rikthyer në kohët e arta në një ndër kampionatet më prestigjozë të futbolit siç është Seria A .

  Sezoni aktual vazhdon me ritme shumë të dobëta për lojtarin e lindur në Benalmadena  sepse nuk ka mundur të aktivizohet ashtu siç duhet dhe deri më tani numëron vetëm 12 takime  të cilat ia ulin ndjeshëm shanset për të ndërtuar të ardhmen në të famshmin ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , por nga ana tjetër ia rrit pa diskutim kreditet  Interit për të përveshur mëngët në realizimin e këtij operacioni gjatë merkatos së verës .

 

 

 

                

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy