
Florent Shehu është shqiptari i radhës që ka nisur stërvitjen me ekipin e parë të Lazios, pas Elseid Hysajt, i cili u afrua pak ditë më parë nga Napoli. 19-vjeçari ka qenë pjesë e të rinjve të Lazio, por trajneri i ri Maurizio Sarri ka vendosur ta marrë atë në ekipin e parë.
Siç ka treguar edhe vetë, mesfushori ndodhej me pushime, kur papritur mori një ftesë nga trajneri Sarri për t’u bashkuar me ekipin e parë, që nisi stërvitjen pak ditë më parë. Përgjigjja e Shehut ishte menjëherë pozitive dhe iu bashkua direkt skuadrës në stërvitje.
“Jam i lumtur që jam këtu në qendrën stërvitore të Lazios, është një mundësi unike për mua të punoj me një trajner si Sarri. Krahasuar me Primaveran, ka më shumë intensitet dhe cilësi. Kjo thirrje më befasoi, nuk e prisja. Isha me pushime, ata më thirrën dhe menjëherë u ktheva. Unë dua të jap maksimumin tim në çdo seancë stërvitore dhe të përmirësohem shumë, duke marrë frymëzim nga shumë lojtarë të shkëlqyer në skuadër.
E ardhmja? Unë thjesht dua të jap më të mirën time, atëherë gjërat vijnë vetë. Unë do të punoj shumë për të dhënë gjithmonë më të mirën. Të jesh këtu është padyshim një ëndërr. Për fat të keq, rënia e formës tek skuadra e Primaveras ndikoi në gjysmën e dytë të sezonit falë disa dëmtimeve. Unë gjithmonë jam frymëzuar nga Neymar, ndërsa në skuadrën aktuale më pëlqen shumë Milinkovic-Savic”, u shpreh Shehu.



