Najdovski: Jemi më mirë se Dinamo Batumi, kualifikohet Tirana. Do fitojmë titullin në sezonin e ri

Najdovski: Jemi më mirë se Dinamo Batumi, kualifikohet Tirana. Do fitojmë titullin në sezonin e ri

Kapiteni i Tiranës, Filip Najdovski, foli për mediat, në prag të sfidës që bradheblutë do të luajnë me Dinamo Batumi, e vlefshme për turin e parë në Conference League dhe transmetohet në MCN TV. Najdovski deklaroi se Tirana ka një skuadër më të mirë se kundërshrari dhe u shpreh i bindur se do të kualifikohen për më tej. Gjithashtu mbrojtësi u shpreh se në sezonin e ri, bardheblutë do të rikthejnë titullin kampion në shtëpi. “Mendoj se Dinamo Batumi ka një skuadër cilësore dhe një nga më të fortat në Gjeorgji. Kemi respekt maksimal për kundërshtarin. Ne do të kalojmë në raundin e dytë të Conference League. Do ta shihni nesër se si do të kalojmë më tej dhe në ndeshjen e kthimit. Është një përparësi e madhe që e kanë nisur kampionatin dhe janë në krye. Por, unë mendoj se Tirana është shumë herë më e mirë se Batumi, sa i përket futbollistëve. Mendoj se jemi përgatitur shumë mirë dhe nuk do të kemi asnjë problem në aspektin teknik. Tani kemi vetëm një qëllim dhe është Batumi. Ka kohë për Superligën. Por, sigurisht që ne do ta kthejmë titullin në shtëpi.”, u shpreh Najdovski.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy