Spalletti: Të paaftët flasin për short të mirë, Milani është vetë Liga e Kampioneve

Spalletti: Të paaftët flasin për short të mirë, Milani është vetë Liga e Kampioneve

Shorti vendosi Napolin përballë Milanit në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve. Në lidhje me këtë, ka folur edhe trajneri i të kaltërve, Luciano Spalletti.

Ky i fundit deklaroi se vetëm të paaftët thonë se është short i mirë, ndërsa shtoi se Milani është vetë Champions League, duke shtuar se ish-kapiteni i kuqezinjve, Paolo Maldini, e ka fituar pesë herë këtë trofe.

Do të kisha preferuar që të mos gjeja një skuadër italiane, vetëm të paaftët flasin për një short të mirë. Milani është vetë Liga e Kampioneve dhe vetëm Maldini ka fituar 5 të tilla. Ne ditët e kaluara kam lexuar që PSG dhe City kanë vështirësi për t’i shkuar deri në fund pasi nuk kanë eksperiencë në këtë kompeticion. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Milani është favorit për fitoren.

Është një skuadër që ka eliminuar Tottenham ndaj të qëndrojmë të gjithë objektivë në vlerësime. Kush e tha që jemi në anën e lehtë të shortit? A nuk vlen kjo edhe për Interin, Milanin dhe Benficën? Duhet të qëndrojmë të ekuilibruar në vlerësime. Ne e njohim mirë Milanin, një skuadër e cila ka kaluar momentin e vështirësisë dhe tani e shoh në rritje të vazhdueshme falë aftësisë së trajnerit Pioli. Do të përballojmë një kundërshtar të madh dhe do të fitojë kush do të jetë më i aftë në fushë që të lexojë ndeshjen. Milani është një kundërshtar shumë i rëndësishëm në çdo aspekt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy