Neymar  rinovon deri në 2026-n

Neymar rinovon deri në 2026-n

Zërave të njëpasnjëshëm mbi një largim të mundshëm të Neymar Junior nga Paris St Germain i ka ardhur fundi. Presidenca kryeqytetase e lideruar nga Nasser Al Khelaifi ka arritur të hedhë hapin e ëndërruar prej kohësh. 

 Sipas prestigjozes franceze "Telefoot", palët në fjalë kanë arritur akordin e qëndrimit të brazilianit në të famshmin "Parque De Prince" deri në vitin 2026 .

Ky sukses  ia ka shuar përfundimisht shpresat Joan Laportas për ta rikthyer në "Camp Nou" dhe  ia ka zbehur disi progresin e të ardhmes katalanasve.

Klauzola e kësaj kontrate përcakton se përfitimi i ishi-t të Santosit nuk do të ndryshojë dhe parashikohet se mund të rezultojë një shtysë për perlën tjetër të sulmit të kuq e bluve Kylian Mbappe për të vazhduar nën drejtimin e Mauricio Pochettinos dhe kështu ti rindezin shpresën kampionëve në fuqi të Ligue 1 për fitimin e  trofeut të ëndërruar siç është Uefa Champions League. 

Në lidhje me këtë aspekt  presidenca vendase ka deklaruar se në rast konkretizimi, sulmuesi i kombëtares së "Seleçaos" do të ketë një bonus të konsiderueshëm, hap i cili  me shumë gjasa do t’ia shtojë urinë për ta përmirësuar akoma me shumë rendimentin. 

Kjo histori ka rënë si një bombë në kampin e "Blaugranëve" sepse mbanin gjallë shpresat për ta ribashkuar me shokun e ngushtë të tij dhe njëkohësisht kapitenin legjendar të Barcelonës, Lionel Messi. 

Nëse i bëhet një përmbledhje eksperiencës së Neymar Junior me Paris St Germain  statistikat flasin vetë sepse mund të konsiderohet një legjendë për shkak se numëron fitimin e 3 kampionateve, 3 superkupave, 2 kupave dhe 2 kupa të Ligës, fakte që i japin plotësisht të drejtë "Les Pariziens" për aksionin e ndërmarrë.

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy