Alfred Mensah, do të jetë mungesa e vetme e Partizanit për ndeshjen e kthimit ndaj Atletic D’Escaldes. Sulmuesi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale teksa u operua nga apandesiti acut. Operacioni ka shkuar me sukses dhe lojtari ka nisur fazën e rikuperimit. Mensah është përfolur për një largim të mundshëm në këtë merkato vere, me Skënderbeun që e do në skuadër, por ende s’ka asgjë të konfirmuar.



