Chelsea, insiston për Messinhon

Chelsea, insiston për Messinhon

 Talenti i Palmeiras Estevao Willian, i quajtur ndryshe si ‘ Messinho ‘ me kalimin e kohës po siguron të tjerë pretendentë.

Chelsea ka ndezur motorrët për 17 vjeçarin, për të cilin edhe Barcelona vijon të shpresojë.

Sipas ‘Mundodeportivos‘, pronari Todd Boehly ka vepruar shumë shpejt duke ofruar 55 milionë euro për ekstremin, i cili la gjurmë në Botërorin e Indonezisë për moshat me kombëtaren e ‘’ Seleçaos ‘’.

Paraqitjet gjatë këtij evenimenti kanë ndikuar në rritjen e vlerës së kartonit edhe pse me kohë Messinho e ka shprehur dëshirën për tu transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’.

Në merkato ‘’ Los Cules ‘’ natyrisht e nisin garën si inferiorë në krahasim me ekipet e elitës në Europë për arsye të problematikave të theksuara në aspektin ekonomik.

Për sa i përket ‘’ Bluve të Londrës ‘’ aktualiteti lë për të dëshiruar, duke qenë se ende janë shumë larg atij ekipi të disa viteve më përpara dhe natyrisht traineri Mauricio Pochettino është i përqëndruar maksimalisht tek merkatoja e verës, me qëllimin e finalizimit sa më shpejt të kësaj etape të trishtë të ish kampionëve të Champions Leagues dhe jo vetëm.

Nëse i referohemi Messinhos duhet shtuar se para pak kohësh ka debutuar me ekipin e parë të Palmeirasit dhe oferta e miliarderit amerikan mund të rezultojë tunduese për drejtuesit e brazilianëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy