Burreli është skuadra e fundit që siguron qëndrimin në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm.
Skuadra matjane triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Pogradecit, në sfidën finale që do të përcaktonte, se në cilën kategori do të luanin dy ekipet.
Liqenorët kaluan të parët në avantazh, teksa shënuan me Cirkovic në fundin e pjesës së parë, por Burreli përmbysi rezultatin falë golave të Kurbneshi dhe Silva Kosta në pjesën e dytë.
Me këtë rezultat, Burreli siguron qëndrimin në Kategorinë e Parë, ndërsa Pogradeci do të vazhdojë të luajë në Kategorinë e Dytë.



