Milani nuk e harron Juan Mirandan

Milani nuk e harron Juan Mirandan

Në orët e fundit drejtuesit e Milanit i janë rikthyer një dëshirë të vjetër në lidhje me merkaton. Juan Miranda i Betisit konsiderohet një prioritet për Stefano Piolin gjatë dimrit, për të cilin andaluzët në verën e shkuar pretendonin 12 milionë euro por sipas ‘ SkySports ‘ , spanjollët janë të gatshëm ta rikonsiderojnë dhe të pranojnë një ofertë rreth 5-6 milionë euro për 23 vjeçarin. Kontrata me ‘’ Los Verdiblancos ‘’ përfundon në fundin e sezonit aktual dhe gjatë janarit do të tenojnë ta shesin për të dalë të fituar në këtë histori. Nëse do të transferohet në mitikun ‘’ San Siro ‘’, do të ketë mundësinë për të sfiduar Theo Hernandezin për një vend titullari në 11-shen e strategut italian. Katër sezonet në ‘’ Benito Villamarin ‘’ kanë demostruar potencialin e Juan Mirandas dhe interesi i ‘’ Djallit ‘’ thekson se kemi të bëjmë me një lojtar tejet cilësor në krahun e majtë të mbrojtjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy