
Përforcimi i repartit defensiv vijon të jetë një ndër prioritetet e drejtuesve të Manchester United referuar merkatos së verës.
Të qënit i përfshirë në rangun e më të pasurve në botë i jep natyrisht një avantazh ‘’ Djajëve të Kuq ‘’, në fokusin e të cilëve tanimë është vënë Strahinja Pavlovic.
Serbi konsiderohet një referent në 11-shen e Massimilliano Allegrit, i cili po zhvillon sezonin e dytë në ‘’ San Siro ‘’.
24 vjeçari e përfundon kontratën me shtatë herë kampionët e Champions Leagues në 2028-tën i cili spikat për faktin e të qënit bindës dhe tejet kompetitiv.
Por edhe Chelsea bashkë me Crystal Palacen e pretendojnë ishi-n e Salzburgut, për të cilin kuqezinjtë synojnë 40-50 milionë euro.
Kjo shifër nuk përbën asnjë problem për xhepat e Joel dhe Avram Glazer, të cilët janë vënë në dispozicion të kërkesave të trainerit Michael Carrick.
Objektivi në vazhdimësi është lënia pas krahëve e të kaluarës, periudhë me shumë ulje-ngritje në aspektin sportiv dhe gjithashtu rikthimi tek titujt e munguar.
Momentalisht nxënësi i Massimilliano Allegrit konsiderohet ndër më të mirët në kontinentin e vjetër dhe ashtu siç është reflektuar edhe në çdo merkato pararendëse interesi i klubeve të elitës është i pashmangshëm.
Strahinja Pavlovic referuar sezonit aktual numëron 5 gola në 36 sfida me ish fituesit e Serisë A, shoqëruar me një lojë e cila ka rikonfirmuar cilësitë e padiskutueshme.



