Kukësi dhe Qarabagu barazojnë në “Loro Boriçi”, kualifikimi mbetet i hapur

Kukësi dhe Qarabagu barazojnë në “Loro Boriçi”, kualifikimi mbetet i hapur

Përfundoi në barazim pa gola takimi i parë i raundit të dytë kualifikues mes Kukësit dhe Qarabagut, që u zhvilllua në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Verilindorët nuk merituan më shumë në këtë përballje ndaj ekipit të Ansi Agollit, por e mbajtën të hapur cështjen e kualifikimit, pasi nuk u ndëshkuan në shtëpi.

Cungu hodhi në fushë një formacion mbrojtës, duke parë edhe diferencat në cilësi mes dy skuadrave. Sebino Plaku duhej të bënte i vetëm repartin e avancuar, u ndihmuar nga mesfusha.

Trajneri shkodran dukej qartë se synonte ta mbante hapur ceshjten e kualifikimit, duke mos pësuar gol në shtëpi dhe në fakt ia del mbanë.

Uilliam ushtron preson në krahun e mbrojtjes së Qarabagut në minutën e 6-të, por në momentin e fundit ndërhyn Agolli, që largon rrezikun.

Rast ideal për azerët në minutën e 22-të, Guerrier shkëputet në krahun e djathtë dhe del përballë Frashërit, por krosimi i tij drejt qendrës gjen Qaqin, që ndërhyn me vështirësi. Në vijim të aksionit Guerrier tenton sërish, por grushton Frashëri.

Gabon rëndë mbrojtja kuksiane në minutën e 52-të, por Shameti dhe Qaqi bllokojnë gjuajtjet e kundërshtarëve.

Tjetër rast për Qarabagun në minutën e 70-të, goditja e Michel brenda zonës përfundon për jashtë pas devijimit të Allës.

Curbja ftoi në goditje godije Melon më minutën e 77-të, por finalizimi la për të dëshiruar.

Me gjithë presionin e shtusar të azerëve në minutat e fundit rezultati mbeti i pandryshuar, 0-0.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy