
Java e 10-të në Premier Legue ka rezervuar surpriza! Liverpool është shtangur në shtëpi nga Brighton, teksa u ndalën në barazim 2-2. Ndonëse skuadra e Klopp kaloi në avantazh të dyfishtë, falë golave të Henderson dhe Mane, nuk ia dolën ta ruanin dot, për të marrë fitoren.
Miqtë barazuan me gola të Mwepu në minutën e 41 dhe Trossard në minutën e 65-të, rezultat të cilin e ruajtën deri në fund për të marrë një barazim të rëndësishëm në “Anfield”.
Edhe Manchester City ka zhgënjyer në shtëpi, teksa u mposht 2-0 nga Crystal Palace. Këta të fundit shënuan dy herë me Zaha në minutën e 6-të dhe Gallagher në minutën e 88-të.
Ndërkohë Chelsea nuk ka falur në transfertë, teksa mposhti 0-3 Newcastle. James shënoi dopietë, ndërsa goli tjetër u realizua me penallti nga Jorginho. Në ndeshjet e tjera, Burnley mposhti 3-1 Brentfordin, ndërsa Southampton mposhti minimalisht Watford.
Në Gjermani, Bayern Munich është rikthyer te fitorja, teksa mposhti 2-5 Union Berlin në transfertë. Fitore ka korrur edhe Borussia Dortmund, që likuidoi 2-0 Kolnin.



