
Drejtori sportiv i Partizanit, Elton Marini, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për shitjen e Xhuliano Skukës në Francë.
Marini zbuloi se klubi kishte vendosur të mos shiste lojtarë në janar, por shtoi se nuk mund t’i rezistonte një oferte të çmendur dhe e shitën, për 1.4 milionë euro.
Duke folur për Skukën, Marini deklaroi se shpreson që sulmuesi të ndjekë rrugën e Myrto Uzunit, i cili gjithçka e ka arritur me punë dhe pasion.
Në një futboll të varfër, kjo është mënyra më e mirë ëpr të siguruar të ardhura. Një klub me të ardhura të mira, ka mundësi të bëjë investime të rëndësishme.
Unë kisha një nivel afeksioni. Është një gëzim për të parë sesa e fortë është kjo ndjenja, ku në fund shpërblehet ai besimi, që në hapat e para jo të gjithë e kanë marrë seriozisht.
Guximi ka të bëjë, jo vetëm me trajnerët, por është një vizion i përgjithshëm që mund të ketë një klub për ndërtimin e skuadrës. Nëse mendojnë që t’i japin dorë lojtarëve vendas, atëherë dalin lojtarë si puna e Skukës, sepse ky vend prodhon.
Tregu jonë i prodhon lojtarët me vonesë. Skuka është ikje e studiuar, ku lojtarët janë në periudhën e maturimit. Konkurrenca është e ashpër. Duhet mentaliteti i profesionalistit dhe punës, që të bën të ecësh para. Kemi rastin e Uuznit, se çfarë mund të bëjë një lojtar, që me punë ia del. Shpresoj që Skuka të ndjekë të njëjtën rrugë.
Skuka është pak naiv në mënyrën e të luajturit. Për Skukën e kemi thënë se është njësoj si të luajë kundër Bonucit dhe njësoj sikur të luajë ndaj Jankut të Bylisit.
Ne kishim bërë një mbledhje dhe kishim vendosur që në rast të ofertave të mira dhe normale, nuk do shisnim lojtar. Ne jetojmë në një treg me shifra të çmendura dhe në rast të një oferte të çmendur, klubi do ulet dhe do e studiojë. Partizani ka arkëtuar një shumë të mirë dhe do e investojë në të ardhmen. Kur e përdor fjalën dobësim, i jep mesazh jo të mirë pjesës tjetër të skuadrës. Ne nuk do rrimë duarkryq, po diskutojmë për disa lojtarë të mirë. Për momentin nuk ka asnjë lloj frike dhe alibie se iku Skuka dhe Bitri.



