Dusan Vlahovic, me pretendentë në Premier League

Dusan Vlahovic, me pretendentë në Premier League

E ardhmja e Dusan Vlahovic tek Juventusi është vënë seriozisht në rrezik gjatë javëve të fundit. 

Serbi ende pretendohet nga ekipe shumë të njohur, ndër të cilët përfshihet Arsenali , Newcastle , Chelsea , Real Madridi dhe Bayern Munchen.

Mospërmbushja e pritshmërive ka rezultuar një faktor kyç për drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ për t’ia hapur derën e largimit ishi-t të Fiorentinës , i cili nuk po e bind Massimilliano Allegrin .

Megjithatë , pretendentët mund ti ofrojnë një të ardhme ndryshe larg ‘’ Allianz Stadium ‘’ por momentalisht Premier League konsiderohet destinacioni më i mundshëm i 23 vjeçarit.

Duke qenë se ecuria tek torinezët nuk ka rezultuar në lartësinë e duhur , Dusan Vlahovic mund ta përfundojë eksperiencën tek ish dominuesit e Serisë A për nëntë sezone  rradhazi gjatë merkatos së verës , për të startuar një të re , në një ndër ekipet e lartpërmendura , të cilët konsiderohen pretendentë për fitimin e trofeve në çdo sezon.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy