Mesfushori serb, Nemanja Matiç që luan me skuadrën angleze të Chelsea, feston ditën e sotme 28-vjetorin e lindjes.
Klubi londinez e ka uruar lojtarin e saj në proflin zyrtar në “Twitter”, por fotoja e hedhur është e pakëndshme për mesfushorin dhe tifozat serb. Kjo pasi mbrapa fotos së Matiç është flamuri shqiptar, që ka ngjallur menjëherë reagime të tifozave serb.
Menjëherë ka pasur një sërë komentesh që e cilësojnë këtë foto si një gafë të klubit të Chelsea. Shpresojmë që kësaj rradhe tifozat serb të jenë më të përmbajtur dhe mos ta cilësojnë si “Provokacia” foto e hedhur nga klubi Chelsea.



