Arsenal, deklaron largimet

Arsenal, deklaron largimet

   Merkatoja e verës do të jetë një periudhë determinante për vijimësinë e Arsenalit. 

Tek ‘’ Topchinjtë ‘’ konsiderohen të domosdoshme ndërhyrjet për të evituar në njëfarë mënyre peripecitë në të ardhmen e afërt. 

Traineri Mikel Arteta është koshient për këtë fakt dhe e ka marrë këtë situatë në dorë. 

Spanjolli ka mbetur i pakënaqur nga disa lojtarë të cilët nuk i kanë përmbushur pritshmëritë deri më tani duke filluar nga Martin Odegaard, Gabriel Martinelli, Ben White, Ethan Nwaneri dhe Myles Lewis- Skelly. 

Sigurisht tek ‘’ Topchinjtë ‘’ nuk lejohet asnjë hap fals në lidhje me performancat duke qenë se pretendohen titujt në çdo sezon. 

Verën e shkuar u investuan përafërsisht 310 milionë euro në blerje dhe në vijuesen do të tentohet që kjo shifër të rikuperohet. 

Parashikohet një ofensivë e ashpër nga drejtuesit e 13 herë kampionëve të Premier Leagues të cilët i shqetëson fakti se ekipi i tyre është distancuar ndjeshëm nga titujt në vitet e fundit.

 Në sezonin aktual po avancojnë ashtu siç duhet, kryesuesë të kampionatit me 67 pikë pas 30 sfidave dhe vijojnë garën edhe në Fa Cup dhe Uefa Champions League.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy