
Situata ekonomike e Barcelonës në këtë stad tashmë s’ka nevojë për koment dhe gjithmonë duket se do ti pengojë katalanasit për të transferuar lojtarët e dëshiruar në ‘’ Camp Nou ‘’.
Mundësia e vetme e spanjollëve për të dalë të fituar është firmosja me ato lojtarë që janë drejt përfundimit të kontratës me ekipet respektive ose me një vlerë kartoni që mund të përballohet nga xhepat e presidencës së kryesuar nga Joan Laporta .
Objektivi vijues i Xavi Hernandez është mbrojtësi i Marseilles Boubacar Kamara .
Në të kaluarën francezi refuzoi disa oferta që mund t’ia ndryshonin karrierën dhe tanimë në luftë mbeten Barcelona dhe Bayern Munchen që do të masin forcat në një luftë titanësh për 22 vjeçarin e talentuar . Drejtuesit e Barcelonës prej kohësh po e ndjekin evolucionin e yllit të francezëve i cili ka impresionuar argjentinasin Jorge Sampaoli dhe konsiderohet një emblemë tek gjigandët e Ligue 1.
Eksperinca me Marseillen në terma të përgjithshëm është për tu duartrokitur dhe deri më tani numëron 137 ndeshje , 4 gola dhe 5 asiste por interesi i Barcelonës është një sinjal se e ardhmja e Boubacar Kamara mund të ndryshojë destinacion në merkaton që është pas dere.
Për Barcelonën përforcimi i prapavijës ka një rëndësi të veçantë sepse ka theksuar dobësi konstante gjatë ndeshjeve , fakt që reflektohet tek pozicioni i kësaj skuadre në La Liga dhe në Uefa Champions League . Por siç thuhet në gjuhën e futbollit shpresa vdes e fundit dhe një skuadër elite me një histori të gjate suksesi kurrsesi nuk mund të dorëzohet pavarësisht se momenti në të cilin ndodhen lë vend për dyshime .



