Çarçani: Fitorja me Poloninë do t'i jepte kredite futbollit shqiptar në Europë

Çarçani: Fitorja me Poloninë do t'i jepte kredite futbollit shqiptar në Europë

Gazetari Gert Çarçani foli sot nga studio e lajmeve të MCN TV për përballjen e mbrëmjes së sotme Shqipëri-Poloni që do të luhet në Stadiumin “Air Albania”. Mungesat në përballjen se sotme ai i vlerësoi si në dëm të skuadrës sonë ndërkohë që theksoi se ajo e Gjimshitit është humbje e madhe pasi është mbrojtës me eksperiencë dhe do të ishte pika referuese e Levandovskit.

Përveç mesfushorit Klaus Gjasula, trajnerit Reja do t’i mungojnë edhe Bekim Balaj e Berat Gjimshiti të dëmtuar, Endi Çekiçi i skualifikuar dhe Sokol Cikalleshi, i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e një dite më parë.

“Kemi tre humbje dhe më i madhi është Gjimshiti sepse është mbrojtës me eksperiencë dhe pika referuese e Levandovskit, por do ti shkojnë minimalisht dy. Polonia është favorite për të fituar ndeshjen sot, por në kushte të tilla nuk është markimi 1 me 1, por në bllok, në mbrojtje të Kumbullës dhe në ndihmë të tij do ofrohen edhe lojtarë të tjerë të piketuar nga trajneri.

Nuk ka ende formacion zyrtar, por nga informacionet që kam Manaj dhe Broja do jenë pjesë e sulmit, ndoshta Ozuni është lënë për pjesën e dytë kur nuk kemi çfarë të humbasim. Në mungesë të Gjimshitit do luaj Veseli. Do tentohet me Brojën dhe Manajn”, tha Çarçani.

Pyetjes se si do të jetë rezultati i ndeshjes së sotme, Çarçani iu përgjigj duke thënë se do fitojë Shqipëria.

“Do fitojë Shqipëria, do digjet stadiumi, por jo Tirana. Një fitore e sotme do rrisë kreditet e futbollit shqiptar në Europë”, tha Çarçani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy