Starova: Partizani fikej në metrat e fundit, lojtarët e rëndësishëm ishin jashtë forme

Starova: Partizani fikej në metrat e fundit, lojtarët e rëndësishëm ishin jashtë forme

Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi humbjen 2-0 ndaj Bate Borisov dhe eliminimin e Partizanit në turin e parë të Champions League. Në emisionin “Skaneri Europian” në MCN TV, Starova deklaroi se shumë lojtarë të rëndësishëm të të kuqve, ishin jashtë forme. “Futbolli prandaj është i bukur, sepse një skuadër e dobët, fiton edhe në këtë mënyrë loje. Shumë lojtarë të rëndësishëm të Partizanit, ishin jashtë formës së tyre, nuk dhanë minimumin e tyre. Mund të përmend këtu Carën, Da Silvën apo edhe Rrapaj. Të luash mirë, goli del. Partizani fikej në 20 ose 16 metrat e fundit. Vetëm një kombinacion mbaj mend nga Partizani. Mendoj se Partizani ishte i papërgatitur për këtë mënyrë loje. Partizani u surprizua nga mënyra e lojës. Duhet durim për lojë të tillë. Partizani kishte defekt në metrat e fundit.”, u shpreh Starova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy