
U luajtën ditën e sotme, disa nga ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për turin e parë.
Në Grupin A, Bylis shkatërroi me shifrat e thella 7-1 Pogradecin, në një ndeshje pa shumë histori. Ballshiotët kualifikohen në turin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 10-1, pasi kishin fituar edhe ndeshjen e parë 3-0.
Në Grupin B, fitore me goleadë regjistroi edhe Laçi, që mposhti 5-0 Devollin. Kurbinasit kishin fituar edhe ndeshjen e parë 2-0 dhe kualifikohen më tej me rezultatin e përgjithshëm 7-0.
Teuta nuk zhgënjeu, teksa mposhti 2-0 Luzin, për të shkuar më tej. Në ndeshjen e parë durrsakët barazuan pa gola, por ia dolën të fitojnë sfidën e kthimit.



