Iniesta dëshiron rikthimin tek Barcelona

Iniesta dëshiron rikthimin tek Barcelona

  Aventura në Japoni duket se shumë shpejt do të finalizohet për Andres Iniestan . Mesfushori spanjoll e përfundon kontratën me  Vissel Kobe në 30 janarin e 2024-tës por risitë tek Barcelona e kanë impulsuar për të menduar rikthimin në ‘’ Camp Nou ‘’.

 Dani Alves është bërë shkaktar i kësaj historie i cili vendosi ti ribashkohej spanjollëve, ekip që i fali aq shumë emocione në të kaluarën. 

38 vjeçari patjetër i ka shërbyer shumë  skemave të Xavi Hernandezit  dhe nëse Andres Iniesta do të ketë të njëjtin fat , sigurisht që vijimësia do të bëhej edhe më tërheqëse  për ‘’ Los Cules ‘’ për shkak të ndërthurjes së talentit me eksperiencën. 

Sipas ‘ Goal ‘ mundësitë janë tejet prezente  dhe mbështetja për Andres Iniestan do të ishte e jashtëzakonshme dhe do ti jepte llogari ish shokut të skuadrës , gjithmonë në rolin e një të privilegjuari.

 Japonia ka rezultuar një destinacion shumë produktiv për Andres Iniestan i cili ka provuar ndjesitë e një lige ekzotike me një nivel tejet inferior në krahasim me Europën por zemra  vijon ti rrahë për Barcelonën e tij të cilës i nevojiten lojtarë që bëjnë diferencën .

Një arsye tjetër është edhe miqësia me Xavi Hernandezin e cila është fuqizuar me kalimin e viteve dhe rikthimi në shtëpi është një lloj shpërblimi për të gjithë suportin që ‘’ Blaugranët ‘’ i dhanë në të kaluarën të cilën e kurorëzoi me trofe të panumërt që e  shëndërruan në një legjendë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy