Arsenali ‘’ peshkon ‘’ tek Fiorentina

Arsenali ‘’ peshkon ‘’ tek Fiorentina

Drejtuesit e Arsenalit kanë filluar punën për formimin e një ekipi kompetitiv për sezonin vijues dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ janë ndalur në Serinë A. Michael Kayode i Fiorentinës po e befason Mikel Artetan në çdo sfidë, i cili spikat për adaptimin në disa pozicione, fakt që e shëndërron në një opsion ideal për prapavijën e ‘’ Topchinjve ‘’. Ndërkohë drejtuesit e ‘’ Vjollcëve ‘’ kanë filluar të fërkojnë duart pasi largimi i mundshëm i 19 vjeçarit nga ‘’ Artemio Franchi ‘’ do ti shërbente për përforcimin e arkave. Duke qenë se ka lënë gjurmë në 11-shen e Vincenzo Italianos, drejtuesit e Fiorentinës do ti qëndrojnë besnikë deri në fund peticionit për Michael Kayoden, të cilët do ta shqyrtojnë me detaje interesin e londinezëve pasi objektivi është të dalin maksimalisht të fituar në këtë histori. Përveç Arsenalit, edhe disa ekipe të tjerë në Premier League po tentojnë për ishi-n e modestëve të Gozzanos , për të cilin deri më tani destinacioni më i mundshëm është natyrisht Anglia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy