13 ditë para nisjes, caktohet vendi pritës i Kupës së Amerikës

13 ditë para nisjes, caktohet vendi pritës i Kupës së Amerikës

Brazili do të jetë vendi organizator i Kupës së Amerikës që do të zhvillohet këtë verë.

Ky vend u zgjodh vetëm sot, pasi CONMEBOL, Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut, lajmëroi për pezullimin e kompeticionit. Arsyeja e këtij vendimi ishte situata me pandeminë në Argjentinë, që ishte edhe vendi organizator.

Për herë të parë ishte caktuar që ky turne të zhvillohet në dy vende, Argjentinë dhe Kolumbi, por kjo e fundit hoqi dorë pas protestave popullore.

Pas caktimit të vendit organizator, 13 ditë para se të nisë kompeticioni, mbeten për t’u parë edhe dy skuadrat që do marrin ftesë. Katari dhe Asutralia më herët kanë refuzuar, ndërsa tani mund të ftohet Ekuadori dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy