
Sezoni i shkëlqyer me Wolverhampton po i siguron pretendentë Joao Gomesit. Manchester United i ka trokitur në derë mesfushorit, të cilin traineri Erik Ten Hag e konsideron zëvëndësuesin ideal të Casemiros.
Tek ‘’ Ujqërit ‘’ 23 vjeçari ka kontribuar me më shumë se 2000 minuta lojë dhe duke qenë se ishi i Real Madridit nuk e ka kënaqur aspak trainerin hollandez, e vetmja mënyrë për ‘’ The Red Devilsat ‘’ për tu afruar me titujt edhe zhvillimi i një merkatoje cilësore.
Mesfushori nga Rio de Janeiro është një ndër lojtarët më të spikatur në elitën e futbollit anglez, i cili debutoi të shtunën me kombëtaren e ‘’ Seleçaos ‘’ nën drejtimin e Dorival Junior.
Paraqitja shumë e mirë kundër Anglisë, ndeshje e fituar nga pesë herë kampionët e botës i siguron prezencën në vijueset, kryesisht në atë të së martës kundër Spanjës në të famshmin ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Duhet kujtuar se Joao Gomes fitoi Kupën Libertadores me Flamengon në 2022-shin dhe në janarin e 2023-shit u transferua tek Wolverhampton.
Nxënësi i Gary O’Neil spikat për aspektin taktik dhe gjithashtu ka patur një rritje të shpejtë edhe në atë fizik, komponentë të cilët e kanë shëndërruar në një element determinant gjatë sfidave.
Siç dihet 20 herë kampionët e Premier Leagues po tentojnë me ngulm të rikthehen tek sukseset, të cilët mungojnë prej kohësh në ‘’ Old Trafford ‘’, një skuadër që fatkeqësisht në sezonin aktual u eleminua nga grupet e Champions Leagues.



