Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, do të përballet me Liverpool të shtunën, në finalen e Champions League. Në fakt, tekniku italian, gjatë karrierës së tij, është përballur disa herë me Liverpool dhe këtë herë do të kërkojë me çdo kusht fitoren.
Në fjalët e tij para ndeshjes, Ancelotti, deklaroi se Milani i vitit 2005, ka qenë skuadra më e mirë që ka drejtuar ndonjëherë në karrierën e tij, ndonëse u mposhtën në finalen e Champions League nga Liverpool.
Kujtoj se në karrierën time si lojtar dhe trajner në Ligën e Kampioneve jam përballur disa herë me Liverpulin. Hera e parë ka qenë në vitin 1984 në finalen e humbur në Romë. Nuk kam luajtur në atë takim sepse isha i dëmtuar. Më pas erdhën dy finalet me Milanin në vitet 2005 dhe 2007, kur isha trajner. Më pas rivaliteti mes meje dhe Liverpulit u nxeh edhe më shumë kur mora drejtimin e Evertonit.
Tani do të jemi sërish përballë. Ata kanë një skuadër të madhe, luajnë në nivele mjaft të larta, ndaj është një kënaqësi e veçantë përballja me ta.
Në vitin 2005, në finalen me Milanin, kam pasur skuadrën më të mirë që kam drejtuar ndonjëherë. Për fat të keq, në futboll ka situata të paparashikuara, që nuk mund t’i kontrollosh. Edhe sot e kam të vështirë ta shpjegoj. Sikurse e kam të vështirë ta shpjegoj se si shënuam dy gola në një minutë kundër Mançester Sitit me Realin. Por e mira është se në futboll të jepet gjithnjë një shans. Mua m’u dha me Milanin në vitin 2007.



