
Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola është akuzuar nga Shoqata e Futbollit për "mbajtjen e një mesazhi politik, veçanërisht një fjongo të verdhë".
Ai shkeli listën e FA dhe rregullat e reklamave, tha organi qeverisë së futbollit në ishull.
Sipas BBC, Guardiola në nëntor tha se mban shiritin për të mbështetur politikanët e burgosur në Katalonjën e tij të lindjes. Ai mund të ankohet deri më 18:00 të hënën e 5 marsit 2018 ose t’i përgjigjet akuzës.
FA kishte folur me Guardiolën rreth çështjes në mes të dhjetorit dhe janë dhënë dy paralajmërime formale të cilat janë injoruar.
Në atë kohë, Guardiola zbuloi se ishte i lumtur të përballet me një gjobë apo pezullim.
“Nëse duan të më pezullojnë – UEFA, Liga Premier, FIFA. Është në rregull”, kishte pohuar spanjolli.
Radio “Catalunya” ka zbuluar se të hënën dhe të enjten, Garda Civile katalanase është ngjitur në bordin e avionit privat të trajnerit të Manchester Cityt, për të kontrolluar nëse gjendej apo jo aty Charles Puigdemont, presidenti i rrëzuar i Katalonjës që jeton në ekzil në Belgjikë, i cili nëse do të rikthehej në Spanjë do të rrezikonte arrestin.
Në të dyja rastet, Puigdemont nuk gjendej askund në bord, por e gjithë vëmendja është tek tekniku spanjoll pasi ai është një mbështetës i Charles Puigdemont që është shpallur në kërkim pas referendumit për pavarësinë e Kalonjës.



