Kevin de Bruyne, pranë kalimit në Major League Soccer

Kevin de Bruyne, pranë kalimit në Major League Soccer

Humbja e protagonizmit nga Kevin De Bruyne natyrisht nuk është toleruar nga traineri Pep Guardiola.

Flitet se belgu shumë shpejt mund të bëjë gati valixhet dhe të largohet nga ‘’ Etihad ‘’, i cili e finalizon kontratën në qershor.

Sipas prestigjozes ‘ BTR Football ‘, San Diego, ekip që militon në Major League Soccer ka shfaqur interes për mesfushorin.

33 vjeçari tashmë me një eksperiencë të konsiderueshme mbi supe mund të jetë një ndër yjet e rradhës që do të provojë veten në Amerikë, kampionat të cilin shumë lojtarë që lanë gjurmë në kontinentin e vjetër në të shkuarën e kanë zgjedhur.

Drupal Ad

Një transferim i mundshëm në këtë moshë mund ti shërbejë ishi-t të Wolfsburgut të rikuperojë vlerat e humbura më shpejt pasi është një kampionat me një koefiçent më të ulët vështirësie, edhe pse mjaft kompetitiv, sidomos në dhjetë vitet e fundit.

Megjithatë, për Kevin de Bruyne do të konsiderohej një sfidë interesante në karrierë dhe do të sfidonte përsëri yje të futbollit botëror si Lionel Messi apo Luis Suarez ndër të tjerë, të cilët i kanë dhënë një tjetër impakt këtij kampionati.

Janë bërë dhjetë vite tek ekipi i bardhekaltërve për një ndër më të rëndësishmit tek Belgjika, një pretendent serioz për tituj në çdo sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy