
Dejan Vukicevic nuk është me trajner i Laçit. Palët kanë mbyllur marrëveshjes mes tyre, pas humbjes me Egnatian.
Ndonëse mungon zyrtarizimi nga klubi kurbinas, mësohet se Vukicevic është larguar nga drejtimi i bardhezinjve dhe nuk do të vazhdojë të jetë më trajner i Laçit.
Tashmë kurbinasit kanë nisur nga puna, për të gjetur trajnerin e ri, me shpresën se do të ndryshojnë edhe rezultatet, pasi Laçi ndodhet në pozita aspak komode në renditje.
Në 12 javë kampionat, bardhezinjtë kanë grumbulluar 14 pikë, 4 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje.



