Real Madridi ndjek Bryan Zaragozan

Real Madridi ndjek Bryan Zaragozan

Mungesa e minutave tek Bayern Munchen, e ka përkeqësuar situatën e Bryan Zaragozas.

22 vjeçari nuk ka mundur ta bindë trainerin Thomas Tuchel dhe deri në këtë moment numëron vetëm 1 sfidë nën drejtimin e ishi-t të Chelseat.

Nga kjo situatë ka menduar të përfitojë Real Madridi, i cili vlerësohet nga Carlo Ancelotti. ‘’ Galaktikët ‘’ do të tentojnë rikthimin e mesfushorit në Spanjë, i cili spikat për shpejtësinë, teknikën dhe efektivitetin në dyluftimet një kundra një, fakt që mund ti japë përparësi ofensivës në të ardhmen.

Në aspektin ekonomik, transferimi i mundshëm i Bryan Zaragozas në gjigandin ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ konsiderohet lehtësisht i përballueshëm nga xhepat e Florentino Perez, falë të cilit madrilenët janë shëndërruar në një ndër klubet më të suksesshëm në historinë e futbollit.

Situata e spanjollit në ‘’ Allianz Arena ‘’ kurrsesi nuk mund të vijojë kështu dhe ‘’ Los Blancos ‘’ shpresojnë në riatdhesimin e tij, por tek një ndër ekipet më të frikshëm të aktualitetit, në të gjitha kompeticionet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy