Dinamo triumfon në miqësore, i bën 4 gola Pogradecit (VIDEO)

Dinamo triumfon në miqësore, i bën 4 gola Pogradecit (VIDEO)

Ka bërë kthesën në miqësoren e dytë skuadra e Dinamos.Pas atij barazimi 1-1 pak ditë më parë ndaj Burrelit, kryeqytetasit reaguan në testin e dytë,teksa mposhtën 4-1 skuadrën e Pogradecit, e cila është pjesë e kategorisë së parë.

Trajneri i nëndetëses Blendi Shkëmbi hodhi në fushë lojtarët që besohet se do të jenë baza e ekipit për sezonin e ri duke aktivizuar në këtë takim edhe prurjet e reja.

Ndonëse liqenorët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 7 të takimit,blutë e kryeqytetit reaguan disa minuta më vonë duke vendosur fillimisht barazpeshën në minutën e 31 dhe përmbysur disavantazhin në minutën e 42 me Demirin.

Në të dytën, dinamovitët realizuan edhe dy gola të tjerë me anë të kapitenit Ibrahimi dhe Demiri dhe e mbyllën në favor të tyre takimin. Dinamo do të luajë në superligë sezonin e ri pas 10 vitesh mungese, ndërkohë që sfidën e parë do ta zhvillojë në transfertë ndaj Kastriotit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy