
Ecuria e Julian Alvarezit me Manchester City-n po i impresionon drejtuesit e Real Madridit, të cilët me mbështetjen e padiskutueshme të Florentino Perezit do të tentojnë të përforcojnë repartin e avancuar gjatë merkatos vijuese.
Presidenti i ‘’ Galaktikëve ‘’ i cili shquhet si një person shumë ambicioz , është i gatshëm të ofrojë mbi 100 milionë euro për argjentinasin, kampion i botës me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’.
Megjithatë për ishi-n e River Plate do të zhvillohet një tjetër ‘’ Superclasico ‘’, i cili ka mbetur paksa në hije gjatë sfidave të fundit për shkak të nivelit impresionues të Erling Haaland.
23 vjeçari deri me tani ka arritur statistika gjithsesi shpresëdhënëse me ‘’ Qytetarët ‘’, i cili ka kontribuar me 7 gola dhe 5 asiste në 15 sfida.
Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në merkaton vijuese, për një ndër lojtarët më premtues të dalë nga akademia e ‘’ Los Millonarios ‘’ , i cili shumë shpejt arriti të transferohej në Europë , tek ekipi kampion në fuqi i Champions Leagues.



