
Frederico Chiesa, nuk po kalon një sezon shumë të mirë te Juventusi. Sulmuesi italian, ka shfaqur pakënaqësi për trajnerin Massimiliano Allegri dhe po mendon largimin.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, thuhet se sulmuesi ka kërkuar largimin nga bardhezinjtë. Chiesa ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2025 dhe bisedimet për rinovimin nuk kanë nisur.
Klubi italian është i gatshëm të dëgjojë ofertat për lojtarin, për të cilin interesimet nuk mungojnë. Chiesa është pjesë e Juventusit nga vitit 2020, kur u bashkua nga Fiorentina, por ky mund të jetë sezoni i fundit në “Allianz Stadium”.
Një rol të rëndësishëm do të luajë edhe vendimi i klubit për trajnerin Allegri, me të cilin Chiesa, nuk ka marrëdhënie të mira. Në rast se trajneri qëndron, largimi i Chiesa-s është i pashmangshëm.



