Aubameyang: Kalova muaj të vështirë, Arteta nuk ishte i lumtur me mua

Aubameyang: Kalova muaj të vështirë, Arteta nuk ishte i lumtur me mua

Pierre Emerick Aubameyang, ndryshoi skuadër në merkaton e janarit, duke u larguar nga Arsenali, për të kaluar te Barcelona. Sulmuesi nga Gaboni, së fundmi foli edhe për arsyet që sollën largimin e tij nga skuadra angleze.

Aubameyang u shpreh se ishte trajneri Mikel Arteta, ai që nuk dëshironte ta kishte në skuadrën e tij.

 “Unë mendoj se problemi ishte tek Arteta dhe ai mori vendimin. Nuk mund të them më shumë. Ai nuk ishte shumë i lumtur, unë qëndrova shumë i qetë dhe kaq. Ishin muaj të vështirë, por mendoj se kështu është ndonjëherë në futboll. Nga ana ime nuk kam dashur kurrë të bëj diçka të gabuar dhe mendoj se kjo është e kaluara, dhe tani dua të mendoj për të tashmen”, u shpreh Aubameyang.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy