
Juventusi ka mposhtur Romën me rezultatin 3-4, në një ndeshje me të vërtetë të çmendur, në “Olimpico”.
Deri në minutën e 70-të, verdhekuqtë ishin në avantazh 3-1, falë golave të Abraham, Mhikitaryan dhe Pellegrini. Megjithatë “Zonja e Vjetër”, përmbysi gjithçka në harkun kohor të 7 minutave.
Locatelli ne minutën e 70, Kulusevski në minutën e 74 dhe De Sciglio në minutën e 77, përmbysën rezultatin në 3-4, në favor të miqve nga Torino. Golin e parë për bardhezinjtë e kishte shënuar Dybala në minutën e 18.
Vendasit kishin mundësinë të barazonin shifrat në minutën e 83-të, kur De Ligt shkakton penallti duke prekur topin me dorë dhe u ndëshkua me të kuq. Megjithatë nga 11 metra, Pellegrini gaboi, pasi gjuajtja e tij u ndal nga portieri Sczezny.
Një fitore e madhe kjo për Juventusin, që tashmë ngjitet në vendin e 5-të me 38 pikë, ndërsa Roma zbret në vendin e 8-të me 32 pikë.



