
Merkatoja e ardhshme me siguri do të përcaktojë fatet e shumë skuadrave .
Në kohët e fundit bota e futbollit ka marrë një tjetër impakt në lidhje me aspektin ekonomik . Newcastle United mund të konisderohet më fatlumja sepse është shëndërruar në më të pasurën e globit. Investitorët arabë të lideruar nga Yasir Al -Rumayyan kanë vendosur për një projekt ambicioz për të patur benefite të sigurta në të ardhmen .
Pas disa alternativash interesante si në aspektin e stolit ashtu edhe komponentëve në fushë , Newcastle e ka ndalur hapin tek Marvelous Nakamba . Mesfushori nga Zimbabve ka kontribuar shkëlqyeshëm tek Aston Villa dhe sipas ‘’ Football Insider ‘’ cilësohet një vlerë e shtuar për mbarëvajtjen e ‘’ Los Urracas ‘’ në të ardhmen .
Duhet theksuar se projekti i sheikëve arabë fillimisht bazohet tek fitimi i Premier Leagues dhe më pas shtrirja e protagonizmit edhe në Champions League .
Sipas portalit britanik , Newcastle është i gatshëm të ofrojë 15 milionë stërlina për lojtarin e londinezëve por sipas lajmeve në brendësi të klubit për ‘’ Los Villanos ‘’ është e pamjaftueshme duke konsideruar kontributin e Marvelous Nakamba-s . Për ta transferuar nga Club Brugge në merkaton e 2019- tës , Aston Villa shpenzoi 12 milionë euro dhe e tashmja flet me superlativa për nxënësin e Dean Smith për të cilin konsiderohet i pazëvëndësueshëm.
Për potencialin ekonomik të Newcastle nuk përbën asnjë problem rritja e ofertës sepse kryefjala është kapja e majave dhe dominimi në mënyrë absolute në futboll .
Duhet shtuar se momenti që po përjeton Newcastle është një risi e pashembullt , fakt që do të kërkojnë ta shfrytëzojnë në maksimum për ti mbyllur gojën kritikëve dhe të tregojnë vlerat e tyre .



